Uji Dea

Në Viti mbahet konsultimi publik rreth draft planit lokal të veprimit për barazi gjinore 2024-2026

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Sot në Viti është mbajtur konsultimi publik rreth draft planit lokal të veprimit për barazi gjinore 2024-2026, të cilën e prezantoj Ibadete Hyseni, zyrtare për barazi gjinore nga kjo komunë.

Ajo tha se pasi që ky dokument ka qenë në shqyrtim publik që nga 22 shkurti, ku edhe dokumenti në fjalë ka qenë i publikuar edhe në ueb faqen komunale dhe të gjithë të interesuarit kanë mund të njihen më atë por edhe të lënë komentet, sugjerimet e vërejtjet e tyre.

Znj. Hyseni bëri me dije se Plani Lokal i Veprimit për Barazinë Gjinore (PLVBGJ) 2024 – 2026 i përgatitur nga Komuna e Vitisë dhe është mjeti kryesor i zbatimit te angazhimeve publike për barazinë gjinore.

Uji Dea

Ajo tha se ky dokument është një mjet praktik i lokalizimit të dokumenteve te rëndësishëm kombëtarë, por edhe ndërkombëtarë ne lidhje me barazinë gjinore (veçanërisht instrumentet drejtpërsëdrejti te aplikueshme në legjislacionin e vendit).

Pas prezantimit të këtij dokumenti u hap edhe debati publik ku të pranishmit pos që përgëzuan zyrtaren për hartimin e dokumentit kërkuan nga institucionet lokale që ai të zbatohet.

Gjithashtu u dhanë edhe disa komentet dhe sugjerime të cilat do të shqyrtohen se a kanë mundësi ligjore të përfshihen në këtë draft dokument./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.