FIDANISHTJA

Në Viti mbahet diskutimi publik për vlerësimin strategjik mjedisor

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Në Viti është mbajtur diskutimi publik për vlerësimin strategjik mjedisor, i organizuar nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor. Në këtë takim morën pjesë qytetarë, përfaqësues të institucioneve lokale, ekspertë dhe palë të interesuara, të cilët u njoftuan nga afër me dokumentin strategjik që ka të bëjë me mbrojtjen dhe menaxhimin e mjedisit në territorin e Komunës së Vitisë.

Në hapje të këtij diskutimi foli drejtori për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor, z. Visar Demiri, i cili theksoi rëndësinë e këtij dokumenti për të ardhmen e zhvillimit të qëndrueshëm të komunës.

Ai u shpreh se ky dokument është bazë për të gjitha planifikimet hapësinore dhe zhvillimore, duke garantuar që ato të jenë në përputhje me standardet mjedisore dhe të respektojnë parimet e mbrojtjes së natyrës.

Ndërsa, z. Hasan Aliu, foli për përfitimet konkrete që do të ketë Komuna e Vitisë me implementimin e këtij dokumenti.

Ai theksoi se zbatimi i masave të parapara do të ndikojë pozitivisht në cilësinë e jetës së qytetarëve, mbrojtjen e burimeve natyrore dhe në krijimin e kushteve më të mira për zhvillim ekonomik në harmoni me mjedisin.

FIDANISHTJA

Ky dokument është shpallë i hapur për shqyrtim publik më 17 qershor dhe përmbyllet më 16 korrik, dhe në kuadër të kësaj periudhe është paraparë të mbahet edhe diskutimi publik me qytetarët, në mënyrë që të merren sugjerimet drejtpërdrejt nga palët e interesuara.

Eksperti i licencuar për çështje të mjedisit, z. Valon Gërmizaj, prezantoi në detaje Planin Strategjik Mjedisor, duke ndaluar veçanërisht tek ndikimet që planifikimet hapësinore mund të kenë në mjedis, me fokus në ujërat, pyjet, biodiversitetin, si dhe shëndetin publik. Ai po ashtu bëri të ditur masat konkrete që janë paraparë për të minimizuar ndikimet negative mjedisore dhe për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm.

Gjatë prezantimit, z. Gërmizaj theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së komunitetit në këtë proces, si dhe rëndësinë e zbatimit të rekomandimeve që dalin nga ky vlerësim strategjik. Ndër rekomandimet e dhëna u veçuan ruajtja dhe menaxhimi i burimeve ujore, mbrojtja e pyjeve, avancimi i politikave për menaxhimin e mbeturinave, si dhe rritja e kapaciteteve lokale për mbrojtjen e mjedisit.

Në fund të takimit, pjesëmarrësit patën mundësinë të parashtrojnë pyetje dhe të japin komentet apo vërejtjet e tyre në lidhje me dokumentin e prezantuar.

Ky diskutim publik është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të Komunës së Vitisë për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm dhe për të garantuar që aspektet mjedisore të jenë pjesë integrale e planifikimeve dhe politikave komunale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.