GRANDEMALL

Në Viti mbahen diskutimet publike për planifikimin e buxhetit komunal 2024-2026

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, foli për rëndësinë e këtyre takimeve duke potencuar se qeverisja lokale në Viti mbetet e përkushtuar që sidomos listën e investimeve kapitale të hartoj bashkërisht me qytetarët.

Organizuar nga komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim dje ka filluar cikli i diskutimeve publike për planifikimin e buxhetit komunal për vitet 2024-2026.

Diskutimi i parë është mbajtur sot në Viti me banorët e qytetit dhe të fshatrave për rreth. Me këtë rast para të pranishmeve prezantuan zv. Kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Besnik Imeri.

Zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, foli për rëndësinë e këtyre takimeve duke potencuar se qeverisja lokale në Viti mbetet e përkushtuar që sidomos listën e investimeve kapitale të hartoj bashkërisht me qytetarët .

Ai shtoi se ata do t’i shqyrtojnë kërkesat dhe sugjerimet e marra dhe do t’i shikojnë mundësit e përfshirjes së tyre në buxhetin final.

FIDANISHTJA

Ndërsa Besnik Imeri, drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim paraqiti kufijtë fillestar të buxhetit komunal për vitin 2024 të ndarë në kategoritë e ndryshme ekonomike si: paga dhe mëditje 9.251.067 euro, mallra dhe shërbime 2.682.919 euro, shpenzime komunale 295.000, subvencione dhe transfere 570.000, shpenzimet kapitale 4.009.205 € kurse buxhetit total për vitin 2024 parashihet të jetë 16.808.191 €.

Ndonëse në këtë takim numri i pjesëmarrësve nuk ishte i kënaqshëm megjithatë pati edhe disa kërkesa dhe sugjerime nga të pranishmit si: të bëhet riorientimi i investimeve kapitale në qytet, të bëhet ndarja e investimeve kapitale ne proporcion me kokë banori për lokalitetet, të krijohet një fond rezervë për Bujqësi, të rregullohen më shumë rrugë bujqësore, të punohet më shumë në projektet e sigurimit të ujit të pijshëm, të vazhdohet me shtrirjen e ndriçimeve publike, të ndërtohet një strehimore për qenët endacak, të rregullohet tregu i gjelbër, të rregullohen pusetat në rrugë për kalimin sa më të mirë të veturave mbi to.

Gjithashtu nga të pranishmit u kërkua edhe që të shikohen mundësitë e krijimit të një rruge alternative që lidhë me qytetin e Gjilanit por edhe të bëhet rregullimi i kanalizimeve dhe kolektorëve në fshatin Sadovinë.

Përndryshe sot komuna e Vitisë, do të mbajë edhe takimin tjetër në qytet por me grupet e ndryshme të interesit ndërsa takimet tjera pritet të mbahen gjatë javës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.