GRANDEMALL

Në Viti Kuvendi debaton për disa propozime e rregullore të rëndësishme

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Viti – Është mbajtur sot mbledhja e dytë e Kuvendit Komunal të Vitisë, në të cilën janë diskutuar dhe votuar disa pika të rendit të ditës.

Fillimisht kryesuesi i Kuvendit Bekim Azizi, ka njoftuar për konfirmimin e ligjshmërisë së vendimeve nga seancat e kaluara, nga ana e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit lokal.

Në këtë mbledhje, u bë betimi i anëtares së re të Kuvendit komunal Marigona Avdiu nga LDK, e cila do të jetë në ulësen e ish këshilltares komunale Taibe Ibrahimit.

Ndër pikat tjera për këtë seancë ishin edhe propozim rregullorja për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim më pak se një vit të pronës së paluajtshme të komunës, propozim vendimi për aprovimin e planit të punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2023.

ARKATANA

Gjithashtu u diskutua edhe propozimi vendimi për ndryshim plotësim të vendimit Nr.01-110/05-111, të datës 01.02.2022, të Këshillit komunal për Siguri në Bashkësi, propozim vendimi për ndryshimin e vendimit për planin komunal të veprimit për energjinë dhe klimën (PKVEK) 2022-2030, me Nr.01-110/05-1364 i datës 05.12.2022.

Si dhe pikë tjetër ishte propozim për shqyrtim dhe miratimin e propozim vendimit për aprovimin e Planit të Integritetit për Komunën e Vitisë 2023-2026.

Ndërkaq jashtë rendit të ditës është shqyrtuar dhe votuar edhe propozim vendimi për plotësimin e vendimit për aprovimin e Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal 20220-2026.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.