Në Viti konfiskohet mall ushqimor

Viti – Në rrugën “Milan Suflaj”në Viti raportohet se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarës femër shqiptare të cilën i kishte lëshuar me qira të dyshuarit mashkull shqiptar është gjetur dhe konfiskuar një sasi malli ushqimor i llojeve të ndryshme në vlerë prej 4695€ njoftoj policia e Kosovës.
Me urdhër të prokurorit malli i konfiskuar i është dorëzuar njësitit doganor. Nuk raportohet për të arrestuar./rajonipress/