Eko Higjiena

Në Viti hapet manifestimi Tradicional Kulturor e Sportiv “Flakadani i Karadakut 2024”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Sot në Viti është hapur edicioni i 23-të i Manifestimit tradicional kulturor e sportivë “Flakadani i Karadakut 2024”.

Hapja u bë në mënyrë solemne me ndezjen e flakadanit nga ana e zv.kryetarit të komunës së Vitisë, Hasan Aliu, babait të dëshmorit Nijazi Azemi “Komandat Mjekra” -Ramush Azemi, përfaqësues të UÇPMB-së dhe OVL-UÇK-së në Viti.

Në fjalën e rastit, Hasan Aliu, theksoi se manifestimi tradicional gjithëkombëtar Kulturor e sportivë “Flakadani i Karadakut”, që personifikon figurën e dëshmorit të kombit Njazi Azemi -komandant Mjekra, është një nga ngjarjet më kulmore në komunën e Vitisë.

“Flakadani si simbol i rezistencës dhe lavdisë, edhe sivjet do të grumbullojë në Viti artistë e piktor, shkrimtar e poet, solistë e valltarë, shoqëri e Ansamble, sportistë e sportiste nga të gjitha trojet shqiptare, që me aktivitetet e tyre, nderojnë figurën e komandant Mjekrës dhe gjithë dëshmorëve të lirisë, të cilët dhanë më të shtrenjtën jetën, për lirinë që ne sot po e gëzojmë Kjo ngjarje, që sonte po dëshmon madhështinë që do ta ketë manifestimi i sivjetmë, sikur edhe në 23 vitet e kaluar”, u shpreh Aliu.

Ai gjithashtu theksoj se me prezencën në këto ngjarje po nderohen edhe vepra e komandantit Nijazi Azemi por edhe të dëshmorëve në gjithë shqiptarinë.

FITORJA

Ndërsa në emër të OVL të UÇK-së, foli kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari.

Agjendën e aktiviteteve kulturore e sportive të “Flakadanit të Karadakut 2024” e prezantoi drejtori për Kulturë, Rini e Sport, Valmir Sahiti.

Më pas, nosi dita e parë e festivalit të ansambleve dhe shoqërive kulturore dhe artistike ku do të marrin pjesë këto grupe: AKV “Kemajl Azizi”- Viti, SHKA “Drenica”- Skenderaj, SHKA “Zëri i Luginës”- Lugina e Preshevës, si dhe AKV “ Bajram Curri”- Prishtinë.

Në program, nesër në ora 11:00 në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti do të mbahen garat rajonale të recituesve të shkollave të mesme.

Po ashtu, në orën 15:00 në sallën e koncerteve do të mbahet edhe dita e dytë e festivalit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.