GRANDEMALL

Në Viti Forumi i Komunitetit për Interes Publik diskuton për projektet brenda qytetit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Viti – Të martën në Viti, është mbajtur mbledhja e dytë e Formimit të Komunitetit për Interes Publik për këtë komunë. Me këtë rast zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu bëri me dije se në kuadër të punës së këtij forumi dhe në mbështetje të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), në këtë komunë është realizuar një projekt në interes të gjithë qytetarëve, konkretisht në realizimin e pjerrinave brenda qytetit.

Zv. kryetari Aliu tha se pas këtij takimi përfaqësuesit e këtij forumi kanë vizituar edhe fshatin Binçë për të shikuar mundësitë që të realizojnë edhe një projekt tjetër.

GRANDEMALL

Përndryshe forumi në fjalë ishte formuar në me vendim nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe atë në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit-zbatimit të projektit FIERC “Nxitja e marrëdhënieve të bashkëpunimit ndëretnik në Kosovë”, që ishte lidhur në mes të kësaj komune me Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS).

Sipas këtij vendimi pjesë e saj janë: zv.kryetari Aliu, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues të këshillave të fshatrave, të komuniteteve, shoqërisë civile, shkollave të mesme dhe të tjerë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.