FITORJA

Në Viti filloj projekti i vendosjes së tabelave të numrave në objekte

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Në komunën e Vitisë, ka filluar sot projekti i vendosjes së tabelave të numrave në zonat kadastrale të kësaj komune. Me këtë rast numrin e parë në objekt brenda qytetit të Vitisë e ka vendosur kryetari i komunë së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, konkretisht në shtëpinë e Beqir Sylejmanit, në rrugën “Hoxhë Jonuz Zejnullahu”, në Viti, konkretisht në objektin ku në vitet e 90-ta, ishin të vendosura zyrat e Këshillit të Financimit.

Përndryshe ky projekt po realizohet në kuadër të bashkëpunimit të komunës së Vitisë me Agjencinë Kadastrale të Kosovës e që financohet nga Qeveria Norvegjeze përkatësisht nga Autoriteti Norvegjez për Hartografi “Staten Kartverket”.

Me këtë rast kryetari i komunë së Vitisë tha se pas procesit të vendosjes së tabelave me emra të rrugëve tani po bëhet edhe vendosja e tabelave me numra që do të mundësoj identifikimin edhe më të lehtë të objekteve dhe funksionimin sa më të mirë të shërbimeve postare në këtë komunë.

ARKATANA

Ai ka falënderuar donatoret dhe të gjithë ata që kanë përzgjedhur komunën e Vitisë, për të realizuar këtë projekt shumë të rëndësishëm. “Jo rastësisht kemi nisur realizimin e këtij projekti, në këtë shtëpi, sepse dikur këtu kanë qenë të vendosura zyrat e Këshillit të Financimit për komunën e Vitisë. Ky projekt është tejet i rëndësishëm, sepse do të mundësoj adresimin më të lehtë të objekteve dhe shtëpive. Momentalisht janë diku 3.000 numra që do të vendosen fillimisht, për të vazhduar më tej. Ky projekt, është rrjedhojë edhe e projektit tjetër të sapo finalizuar të kamerave të sigurisë në qytetin e Vitisë dhe në këtë mënyrë, po kompletohet qasja më e lehtë, si e identifikimit, po ashtu edhe adresimit për shërbime më efikase në komunën e Vitisë”, tha kryetari Haliti.

Ndërsa Beqir Sylejmani, qytetar i Vitisë, u shpreh se vendosja e numrave ka qenë më se e nevojshme sepse do të na mundësoj më lehtë adresimin e shërbimeve të çfarëdo lloji./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.