Eko Higjiena

Përkujtohet ish-deputeti Hysni Salihu nga Smira

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me bashkëpunëtorë, përfaqësues të fshatit Smirë, familjarë e të afërm, kanë bërë nderime në varrin e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Hysni Salihu, në përvjetorin e vdekjes së tij.

UBT

Me këtë rast Haliti tha se qeverisja lokale në Viti, gjithmonë ka kujtuar dhe vlerësuar kontributin e ish figurave të çmuara si të Hysni Salihu, i cili bashkë me delegatë të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, kishin miratuar Deklaratën Kushtetuese të Pavarësisë së Kosovës e njohur si Deklarata e 2 korrikut dhe Kushtetuta e Kaçanikut, dy dokumente të rëndësishme që i paraprinë lëvizjeve për pavarësinë dhe lirinë e vendit./rajonipress/