Në Viti e Gjilan arrestime për armë e substanca narkotike

Gjilan – Në Viti është arrestuar një i dyshuar mashkull shqiptar pasiqë i një njëjti pas përfundimit të një manifestimi ka shtënë me armë zjarri në ajër njoftoj Policia e Kosovës.
Sipas policisë nga i dyshuari është konfiskuar një revole me Gas e tipit EKOL e kalibrit 9 mm. Me urdhër të Prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.
Kurse në Gjilan janë arrestuar katër të dyshuar tre meshkuj dhe një femër shqiptare e moshës së mitur pasiqë gjatë kontrollit derisa ishin duke qëndruar në një lokal nate është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë në peshë 1.9 gr.
Me urdhër të Prokurorit të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt./rajonipress/