Uji Dea

Në Viti diskutohet për edukimin kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Në tryezë u diskutua për shkaqet që vijnë deri tek dhuna në familje, përkatësisht ndaj vajzave dhe grave, si dhe parandalimi i këtyre rasteve. Gjithashtu u apelua për lajmërim të rasteve në organet e rendit nga të gjithë ato vajza apo gra që janë të kërcënuara.

Në Gjimnazin “Kuvendi Lezhës” në Viti, është mbajtur një tryezë diskutimi me nxënësit e shkollës me temë: “Edukimi kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave”.

Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin zyrtarë nga Drejtoria komunale e arsimit, përfaqësues të komandës së policisë në Viti, zyrtar nga Qendra për punë sociale, zyra për barazi gjinore në nivel komunal, mësimdhënës, udhëheqësit e shkollës, si dhe psikologu e nxënës të këtij Gjimnazi.

RCCOLA

Në tryezë u diskutua për shkaqet që vijnë deri tek dhuna në familje, përkatësisht ndaj vajzave dhe grave, si dhe parandalimi i këtyre rasteve.

Gjithashtu u apelua për lajmërim të rasteve në organet e rendit nga të gjithë ato vajza apo gra që janë të kërcënuara./rajonipress/