Eko Higjiena

Në Viti debatohet për Strategjinë Zhvillimore Lokale 2023-2028

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Grupi Lokal i Veprimit “Vitia” (GLV), në bashkëpunim me komunën e Vitisë dhe Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, kanë mbajtur sot punëtorinë për Strategjinë Zhvillimore Lokale 2023-2028.

Me këtë rast nënkryetari i komunës Hasan Aliu, ka përgëzuar GLV-në për punën dhe angazhimin e vazhdueshëm në realizimin e kërkesave të fermerëve, duke theksuar se strategji të tilla lehtësojnë jo vetëm punët e drejtorisë por edhe komunitetit në përgjithësi në arritjen e objektivave dhe qëllimeve të tyre.

Edhe drejtori i bujqësisë Naim Pira, tha se një strategji e tillë do t’i shërbejë në të ardhmen sektorit të bujqësisë dhe gjithë komunitetit vitias.

UBT

Ndërsa Agim Zuzaku – udhërrëfyes për hartimin e kësaj strategjie, ka vlerësuar lartë punën e GLV-së së Vitisë, duke theksuar se puna dhe angazhimi i tyre, është e dalluar nga GLV-të e komunave tjera.

Përndryshe, pjesëmarrës në këtë punëtori ishin ekspert të bujqësisë, inxhinier nga zyra e projekteve, zyrtarë të drejtorive komunale dhe fermer. Kjo strategji pritet të hartohet së shpejti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.