GRANDEMALL

Në Viti debatohet për planin zhvillimor komunal 2023 – 2031

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Kuvendi i Komunal i Vitisë, ka mbajtur mbledhjen e fundit për vitin 2023, respektivisht të 11-tën e rregullt , ku janë shqyrtuar një varg pikash të rendit të ditës e ndër to edhe ka miratuar Planin Zhvillimor Komunal për periudhën 2023 – 2031.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, me qenë se ishte takimi fundit i këtij organi për vitin 2023, ka falënderuar asamblistët për kontributin e dhënë gjatë seancave të mbajtura gjatë këtij viti.

Ndër pikat që u diskutua në këtë mbledhje ishte ajo për Planin Zhvillimor Komunal për periudhën 2023 – 2031 (PZHK), që e prezantoi Visar Demiri, drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit.

Sipas këtij plani, pritet të jetë bazë për një zhvillim të qëndrueshëm për komunën e Vitisë si në ruajtjen e mjedisit, por edhe shfrytëzimin e përkohshëm të resurseve për zhvillim ekonomik, për gjeneratat e ardhshme si dhe balancimin e zhvillimeve hapësinore dhe të tjerë.

Gjithashtu bëhet me dije se ky plan është dokument që hartohet për territorin e komunës së Vitisë për periudhën kohore 2023-2031 dhe jep udhëzime konkrete për veprimet që duhet të ndërmerren, nevojën e ndërmarrjes së atyre veprimeve, si dhe për mënyrën e realizimit të tyre.

UBT

Megjithatë pas diskutimit ky plan ka marrë shumicën e votave nga ana e këshilltarëve të Kuvendit Komunal të Vitisë.

Gjithashtu në këtë mbledhjen janë miratuar edhe propozim vendimi për miratimin e listës se veçante të pronave te paluajtshme të komunës, qe planifikohen për periudhën në shfrytëzim gjate vitit 2024, propozim vendimi për ndryshim-plotësim të Vendimit me Nr.01-110/05-1311, të datës 30.10.2023 për dhënien në shfrytëzim pronën e paluajtshme të komunës Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe furnizim me energji elektrike sh.a (KEDS) në Viti për vendosjen e trafove elektrike, propozim vendimi për planin e punës së Komitetit për Komunitete të Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2024, si dhe propozim vendimi për aprovimin e punës së komisionit për dhënien në shfrytëzim afatgjate të pronave në fshatin Devajë të Komunës së Vitisë.

Përpos këtyre pikave që ishin paraparë për këtë seancë, u inkorporuan edhe tri pika të tjera si pika e propozim vendimit për mbështetjen financiare për shpenzimet e strehimores “Liria” në Gjilan, për një periudhë trevjeçare 2024-2026.

Gjithashtu u dha një raporti i ekipit të Auditimit Social në Viti, si dhe një informatë për zbatimin e planit të Integritetit për Komunën e Vitisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.