UBT

Në Viti debatohet për edukimin për barazi dhe të drejta pronësore

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Duke folur në këtë konferencë, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti , tha se kjo ngjarje e cila na ka bërë bashkë sot, padyshim se është një ngjarje me rendësi të madhe në aspektin e emancipimit të vet shoqërisë dhe të respektimit të Lirive themelore dhe të Drejtave të Njeriut.

Në Viti është mbajtur konferenca me temë: “Roli i Shkollës në Edukimin për Barazi dhe të Drejta Pronësore”.

Në konferencë është diskutuar për “Rolin e Shkollave në Edukimin për Barazi Gjinore dhe të Drejta Pronësore”. Të pranishëm ishin përfaqësues të USAID-it-Programi për të Drejtat Pronësore, udhëheqës komunal, drejtor të drejtorive, drejtor të shkollave dhe mësimdhënës, si dhe përfaqësues të organizatave e shoqatave të tjera që veprojnë në komunën e Vitisë.

Duke folur në këtë konferencë, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti , tha se kjo ngjarje e cila na ka bërë bashkë sot, padyshim se është një ngjarje me rendësi të madhe në aspektin e emancipimit të vet shoqërisë dhe të respektimit të Lirive themelore dhe të Drejtave të Njeriut.

Mobi Casa

“Këto ditë, Komuna e Vitisë ka qenë pjesë e shumë aktiviteteve të fushatës “16 ditë të Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, një fushatë globale që organizohet çdo vit. Sot në ditën ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, gëzohem shumë që ne si Institucione Komunale, së bashku me USAID-in, kemi zgjedhur pikërisht ketë ditë për të promovuar Rolin e institucioneve Shkollore në edukimin për barazi gjinore dhe të drejtat e barabarta në pronë“, ka thënë Haliti.

Në këtë konferencë, foli edhe Brian Kemple, drejtor për të Drejtat pronësore, projekt ky që financohet nga USAID-i amerikan, ndërkaq ka folur edhe Lirije Kajtazi, anëtare e komisionit për të Drejta të Njeriut dhe Barazi Gjinore të Kuvendit të Republikës së Kosovës , si dhe Merita Limani, Specialiste për Barazi Gjinore dhe të Drejta Pronësore, USAID PRP.

Ndërkohë që për të drejtat e njeriut në nivel të komunës, një raport më të detajuar e ka prezantuar Flamur Zeqiri, zyrtarë për të Drejta të Njeriut në komunën e Vitisë.

Të pranishmit në këtë konferencë, në pjesën e dytë kanë parashtruar disa pyetje, ndërkaq në fund u konkludua se në aspektin e të drejtave të njeriut, është arrit progres, kurse ajo e të drejtave pronësore mbetet sfidë për të ardhmen./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.