Në Viti arrestim për zjarrëvënie, në Artanë për të shtëna me armë zjarri

Viti – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj ankuesit mashkull kosovar. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Kurse në Novobërdë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri.
Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar arma e zjarrin dhe katër gëzhoja të kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/