Në Vërbicë policia konfiskon armë

Gjilan – Në fshatin Verbicë të Gjilanit raportohet se është arrestuar një mashkull shqiptar pasi që gjatë një bastisjeje që është bërë në shtëpinë e tij nga ana e policisë është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë EKOL kalibër 7.65 mm njoftoj policia e Kosovës.
Sipas policisë me vendim të prokurorit nga departamenti i krimeve të rënda i dyshuari është dërguar në mbajtje./rajonipress/