Fundamenti

Në timin ishull

/ 3 minuta lexim

Poezi nga Demush Mehmeti

MA RUAJ BUZËQESHJEN

Ma ruaj buzëqeshjen time më t’bardhë se drita
Dashurin për ty ndezje zjarr

Bashkë t’mirës ditë ti urojmë mirëseardhje
Natës ëndërrbukur rrugë t’mbarë

Mallkuar qoft e liga që na’i sjellë koha
Tonën shpresë mos ta lëndoi

Çka na shehë syri s’ka më bukur
Pamje mëngjesi flakërim ar

Çka na dëgjonë veshi s`ka më mirë
Cicerimë zogjësh melodi ëmbëlsirë mjaltë

NË TIMIN ISHULL

Në timin ishull rrezja e diellit djegë dhe ngrohë
Rigë e butë shiu freskonë
Dallga erë e ftohët dinë më të tharë

Gjitha të mirat që na’ i sjellë e lumja ditë
Natë e zezë mundët t’i lëndoi

Këtu ku na këndonë bilbilbil i malit
Dhe kukuvajka lëshon kukam
E mira dhe e liga ligësi dinë të bashkjetonë!

CILI DO ISHA PA TY

Melodi e erës sate rrebake kthjellë dëgjimin tim

Uji Dea

Pamja jote dehëse shpirtin ma ringjallë
Syrin e magjeps në shiqim
Dhimbjet mi qetëson

S’di si do përndizej kjo zemër
Pa të sertën dashuri fjetur në tëndin gji

Pa freskin e prroskave tua idhnake
S’di si do ndihesha unë
S’di cili do isha pa ty ?!..

KUR BIEN SHI

Kur vjen mengjes i mrrolur mbështjellur petk vranësirë
Zogjët e strukur qufërrajës s’lëshojnë zë
Muzë e poetit vjellë vergje mallëngjimi e melankolie
Plot ilaritet e vajë

Poeti hollësishtë tregon për dhimbje therre në këmbë
Futur vrapit pas shqerrav në ograjë
Për një jashtqitje zogu pikur mbi kapel thurrë baladë

Me shiqimin lëshuar në dritarën lagur me riga shiu rrahur në erë
Vështron aty poshtë rrugës përballë
Kujton vashën çapkën hapin e saj hudhur për ngutë
Rrëfen për zjarrin e puthjes që ska ndodhur kurrë

Kur bien shi e poeti ka vakt
Me shpresën e tij bër nuse vret errësirën e të zezës natë
Dëshprimit që ja nxinë dhe qumshtin e nanës i ven kapak !…

MËKAT I NGASHNJIMIT TËND

Kjo jetë e nisur me mua pa ty s’do ket vazhdim
Me duaj ti e imja Evë
Më duaj

Tani s’ka barresha mali u tretën
As ajo kënga për Bareshën më s’është hit
S’ka lirika për dashuriçka prrojesh
Thurrur në hijet e mrizeve
Përcjellur me fyell

Varrezat e krushqve tani u rrafshuan
Puturesha e Rexhës vdiq
Rexha i grazhdit u harrua
A’i shqelm kali mbeti enigmë

Tani dashuria shprehet me puthje rruge
Bordeleve qeshet me ilaritet
Bari i Muradit bën punë…..
Me ty e për ty Evë
Adami jetonë e vdes mëkat i ngashnjimit tënd!