RCCOLA

Në tetor seancë për Hashim Thaçin

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Në tetor ose në nëntor do të ketë seancë ndaj kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Një ditë pasi që “Tribuna” ka shkruar se padia e ish-drejtorit të Policisë Reshat Maliqi kundër shefit të Qeverisë dhe institucionit që udhëheqë është duke u zvarritur, organet e gjyqësisë konfirmojnë se lënda ka filluar të shqyrtohet.

RCCOLA

Kryetari i Gjykatës Themelore Hamdi Ibrahimi, tha se kjo lëndë tashmë ka filluar të shqyrtohet dhe në tetor ose nëntor do të ketë seancë të rregullt gjyqësore. Ibrahimi tha se është i informuar për paditë dhe ato janë duke u shqyrtuar…( Tribuna)