Në Tërpezë të Vitisë një stallë e kafshëve përfshihet nga zjarri

Viti – Më 25 prill 2018, rreth orës 01:30, pas mesnate policia e Kosovës në Viti ka pranuar një informatë për një zjarr ne fshatin Tërpezë. Njësitë patrulluese ju kanë përgjigjur rastit ku me të arritur në vendin e ngjarjes kanë vërejtur se është duke u ndezur një stallë e kafshëve.
Në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë edhe njësitet e zjarrfikësve të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Sipas ankuesit i tërë ushqimi i kafshëve është djegur dhe komplet kulmi i stallës, sipas deklaratës së tij vlera e dëmit është e konsiderueshme.
Për momentin nuk dihet shakatari i zjarrit. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të iniciohet rast “Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm – Zjarrëvenie”, janë duke u hetuar shkaktarët e zjarrin njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/