Uji Dea

Në Terpezë të Vitisë filluan punimet në ndërtimin e Ambulantes së Mjekësisë Familjare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Sot në Terpezë të Vitisë, kanë filluar punimet në ndërtimin e objektit të ri të Ambulantes së Mjekësisë Familjare. Në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të këtij objekti kanë marrë pjesë Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor si dhe Islam Cakaj, Drejtor i Shoqatës Ekonomike Kulturore “Qëndresa Kosovare”, pasi që ky objekt po ndërtohet në kuadër të bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit të komunës me këtë shoqatë.

Haliti gjatë këtij takimi ka falënderuar shoqatën “Qëndresa Kosovare” për bashkëpunimin me komunën e Vitisë por edhe popullin Kuvajtian dhe të gjithë donatorët e kësaj shoqate që po mundësojnë bashkëfinancimin e këtij projekti të rëndësishëm.

GRANDEMALL

Gjithashtu një fjalë rasti ka mbajtur edhe Drejtori i shoqatës “Qëndresa Kosovare” Islam Cakaj. Përndryshe banorët e këtij lokaliteti kanë mirëpritur fillimin e punimeve në ndërtimin e këtij objekti shëndetësore duke e cilësuar atë si shumë të nevojshme.

Në ceremoninë e fillimit të punimeve kanë marrë pjesë edhe Hanife Jonuzi, Drejtoresh për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale si dhe Vjollca Kadolli-Halili, Drejtoresh e QKMF-së në Viti si dhe të tjerë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.