HW

Në Spitalin Rajonal të Gjilanit është kryer një operim i rrallë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Kirurgu Milaim Kosumi për herë të parë në SRGJ ka kryer një intervenim operativ te pacientja H.XH. 1947 nga Gjilani, me diagnozën preoperative: Strictura Oesophagi terminalis cum Morbus Barret ( faza prekanceroze ).

Pacientja sipas zëdhënësit të spitalit Selami Kurteshi ka pasur pengesa të mëdha në përcjelljen e ushqimit nëpër kapërcell dhe lukth. Intervenimi ka rezultuar i suksesshëm dhe gjendja e pacientes është e mirë.

Milaim Kosumi falënderon shefin e kirurgjisë dhe kolegët kirurg, si dhe ekipin e anestezionit, poashtu edhe drejtorinë e këtij spitali për ndihmën dhe përkrahjen që i kanë dhënë, për kryerjen e këtij intervenimi të rrallë dhe të vështirë.

ARKATANA

Te pacientja është bërë prerja e pjesës së poshtme të kapërcallit dhe 1/3 e sipërme e lukthit, njëherit është bërë ngjitja e kapërcallit e lukth dhe hapja e pilorit.

Për momentin gjendja e pacientes është stabile dhe besojmë që pas këtij intervenimi pacientja të mos ketë më problem në përcjelljen e ushqimit në pjesën e sipërme të traktit gastro-intestinal tha Kurteshi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.