Fundamenti

Në shtëpinë e një gjilanasi kapet mariuhan, heroin dhe kokain

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Njësiti i DHTN-së në Gjilan për mes rrugëve operative ka pasur informata të besueshme se i dyshuari F.H. .1983, posedon një sasi narkotike në shqepin e tij. Pas marrjes se këtij informacioni është njoftuar prokurori i shtetit dhe i njëjti pas konsultimit me Kryetarin e Gjykatës-gjyqtari i procedurës paraprake na ka urdhëruar që ta realizojmë bastisjen e shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse pronë e të dyshuarit njoftoj zëdhënësi i policisë rajonale Ismet Hashani.

Njësiti policor ka shkuar në kontroll në shqepin e të dyshuarit dhe në dhomën e tije ka gjetur: Mariuhan me peshë të përgjithshme prej 41.1 gram, heroin me peshë të përgjithshme 57.2 gram e ndare ne 17 paketime dhe, kokain me peshë të përgjithshme prej 2.4 gram.

RCCOLA

Nga njësiti DHTN është konfiskuar substanca narkotike dhe në lidhje me ketë rast është njoftuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij i dyshuari ndalet në mbajtje në kohëzgjatje 48 orë./rajonipress/