Uji Dea

Në shtator, targa provuese për automjetet e Serbisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryenegociatorja e Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se muajin e ardhshëm (në shtator) do të kërkojnë që pala serbe t’i largojë nga aplikimi tabelat “Proba” për qytetarët e Kosovës, në të kundërtën, sipas saj, edhe Kosova do të aplikojë tabela të njëjta për qytetarët e Serbisë. Këto komente Tahiri i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se çështja e përdorimit të këtyre nuk është në kuadër të Marrëveshjes së arritur në Bruksel për Policat e Sigurimeve, por është në kuadër të Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë.

Sipas saj, me zbatimin e Marrëveshjes për Policat e Sigurimeve kosovarët gjatë kalimit në Serbi nuk do të kenë më nevojë të paguajnë sigurim 105 euro për një muaj apo 600 euro për një vit, siç ka qenë deri më tani. Madje, ka thënë se kosovarët do të mundë t’i shfrytëzojnë policat e njëjta që paguhen për Maqedoni dhe e cila kushton rreth 40 euro për një vit.

Uji Dea

Zëri: Si e vlerësoni Marrëveshjen për Njohjen Reciproke të Policave të Sigurimeve me Serbinë?

Tahiri: Fillimi i zbatimit të Marrëveshjes për Njohjen Reciproke të Policave të Sigurimeve, përkatësisht sigurimit të automjeteve në mes të dyja shteteve mendoj se është një përparim në lëvizjen e lirë për qytetarët e të dyja shteteve./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.