UBT

Në Radivojcë arrestohen për prostitucion

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në Radivojc policia ka arrestuar një femër shqiptare dhe një mashkull shqiptarë për marrje me prostitucion.

Në fshatin Radivojc me vendim të Prokurorit është kontrolluar hoteli që gjendet në fshatin e lartë cekur i cili është pronë e një femre shqiptarenjoftoj policia e Kosoves.

RCCOLA

Gjatë kontrollimit brenda në hotel është gjetur i dyshuari mashkull shqiptar i cili kishte qenë duke kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër shqiptare, viktima kishte qenë e shtyrë nga e dyshuara femër shqiptare që ta kryej aktin seksual me para duke e shfrytëzuar gjendjen e rëndë ekonomike të viktimës. Janë arrestuar e dyshuara femër shqiptare dhe i dyshuari mashkull shqiptar. Me vendim të Prokurorit pas intervistimit e dyshuara dërgohet në mbajtje ndërsa personi i dyshuar lirohet në procedurë të rregullt njoftoj policia./rajonipress/