FITORJA

Në prag të Viti të Ri ndihmohen mbi 220 familje vitiase në nevojë me pako ushqimore

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Viti – Me nismën e kryetarit të komunës së Vitisë Sokol Haliti, në bashkëpunim me mërgatën, bizneset dhe njerëzit e vullnetit të mirë është zhvilluar sot aksioni i madh humanitarë ku janë ndihmuar mbi 220 familje në nevojë, të komunës së Vitisë, të cilat kanë pranuar pako ushqimore por edhe dhurata për fëmijë.

Ky aksion i madh humanitarë që është bërë traditë e po organizohet tash e disa vite pandërprerë, është zhvilluar në prag të festës së Vitit te Ri, për të ju dalë në ndihmë sadopak familjeve vitiase me gjendjen jo të mirë ekonomike.

Haliti, ka marrë sot pjesë në këtë aksion humanitar dhe ndër tjerash ka falënderuar të gjithë ata që kontribuuan për t’u dalë në ndihmë familjeve në nevojë në prag të ndërrimit të motmoteve.

Përndryshe këto ndihma janë shpërndarë për familjet në nevojë nga të gjitha lokalitetet e kësaj komune përmes këshillave të fshatrave dhe në bazë të listës së evidentuar se ku gjenden familjet skamnore.

Sipas Ajet Sallahut, drejtor komunal në Viti, këtij aksioni humanitar ju janë bashkangjitur bizneset vitiase si: ETC, Mediteran, Emi Center, Shoqata “Vitia” nga Gjeneva e Zvicrës dhe individë.

ARKATANA

Ndërsa Kisha Protestante e Anamoravës, ka dhënë rreth 90 dhurata për fëmijët me rastin e Vitit të Ri.

Në këtë aksion të pranishëm ishin edhe mërgimtarët vitias si Xhavit Islami nga Shoqata “Vitia” , Gjenevë, përfaqësuesit e Kishës Protestante të Anamoravës si: Hilki Berisha dhe Conie Seale.

Përndryshe në shpërndarjen e këtyre pakove ka ndihmuar edhe Halit Alidema nga SHHBK “Nëna Terezë” Viti.

Ndyshe pakot ushqimore dhe dhuratat për fëmijët janë shpërndarë pa dallim etnie për të gjithë qytetarët e kësaj komune, përfshirë edhe qytetarët e komunitetit pakicë të cilët jetojnë në komunën e Vitisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.