Fundamenti

Në përvjetorin e rënies nderohet vepra e heroit Kadri Zeka

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Drejtues të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, me rastin e 36 vjetorit të rënies heroike (17 Janar 1982) të Kadri Zekës e që ndërlidhet me manifestimet e “Flakës së Janarit 2017”, kanë nderuar veprën e atdhetarit emrin e të cilit e mban Universiteti ynë “Kadri Zeka”.

Fillimisht Rektori Bajram Kosumi ka pritur në zyrën e tij përfaqësuesin e familjes së atdhetarit Kadri Zeka, njëherësh Deputet i Kuvendit të Kosovës, Zenun Pajaziti dhe Ilir Tahiri djali i dëshmorit Avdullah Tahiri.

Me këtë rast, Rektori Kosumi tha se, ju duhet të jeni krenar me veprën madhore të familjarëve tuaj, të cilët punuan për lirinë e vendit tonë të cilën ne po e gëzojmë sot e që po e ndërtojmë për çdo ditë. Kjo është edhe porosia e jetës dhe veprës së atdhetarit Kadri Zeka të cilin nuk do ta harrojmë kurrë, dhe me krenari do ta kujtojmë gjithmonë, ka thënë pos tjerash Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”.

Fundamenti

Kurse, Zenun Pajaziti, familjar i atdhetarit Kadri Zeka, duke falënderuar drejtuesit e UKZ-së për pritjen, tha se edhe pse kanë kaluar 36 vjet nga rënia e Kadriut, kujtimet për të dhe shokët e tij që bashkëvepruan nuk mund t’i mundë tirania e kohës e as t’i kapë ndryshku i harresës.

Më pas Rektori së bashku edhe me Prorektorët, Sekretarin e Përgjithshëm, Dekanët dhe përfaqësues të studentëve të Universitetit “Kadri Zeka”, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta lulesh në varrezat e dëshmorëve në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.