Në Partesh të Gjilanit aksidentohet për vdekje një shqiptarë

Gjilan – Në fshatin Partesh të Gjilanit të enjten raportohet se një veturë e pa njohur në rrugën magjistrale Gjilan-Ferizaj, ka goditur një këmbësor-viktimë mashkull shqiptar me ç`rast i njëjti ka pësuar lëndime trupore derisa si pasoj e lëndimeve të marra viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes njoftoj policia e Kosovës.
Sipas policisë i dyshuari i panjohur – drejtuesi i automjetit më pas është larguar nga vendi i ngjarjes . Me urdhër të Prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Burimet e rajonipress nga policia dhe prokuroria thanë se i aksidentuari është Hysen Haliti (1948) nga Smira e Vitisë.
Policia po bënë të gjitha përpjekjet dhe ndjekjet për ta gjetur autorin e aksidentit thanë burimet tona./rajonipress/