Uji Dea

Në panteonin e atdheut

/ 6 minuta lexim
United Hospital

Ju që ju takon vendi i nderit, Rend të renditeni në panteonin e atdheut. Lart ngritur me flakën e luftës dhe lirisë. Ne panteonin e burrave të dheut. Simbole të mendjes guximit dhe urtisë.

“PARA TEJE VET VRITEJ E KEQJA”

Hasan Remniku
Sa rrëmbyeshëm e kalërove gjokun
Në për netët e gjatë errësirë e pa hënë
Fluturoje por si shqiponjë mali
Korbat trembeshin
Ikshin frikshëm me korkamë
Si rrufeja kur godet në pikë vere godisje armikun
Përherë i pa trembur për atdheun
Kalërove gjokun që barti Azem Bejten
Të madhin kryetrimin Gjergj Kastriotin Skënderbeun
Kur të gjithë shokët ti dëbuan
Shumë i burgosën dhe ti vranë
Ju harru emri dhe dheu i zi fytyrës ju ra
Ti qëndrove u bëre roje e atdheut
Si vetëtime kalove çdo fushë e çdo mal
Mbete kujtim brezash
Frymëzim heronjsh
I pandalshëm në luftë por si stuhi nami
“Para teje vet vritej e keqja”
Varg frymëzim i të madhit Agim Ramadani

TËRË JETËN E JETËS

Hysen Terpeza
Vet e the me gojën tënde
Biro dhe kjo tokë e jona është Shypni
Tërë jetën e jetës për te luftove e punove
E pate zjarr ndezur në zemër dashuri
Në tërë botën e ece fole vetëm shqip
Për të dashurën Shypnin tënde Luftove
Shqip dhe vetëm shqiptarisht
U bëre ikonë vendosur në hartë atdheu
Ë këngë balade trim i paepur kreshnik
Mbete një simbol lufte dhe qëndrese
Simbol i shqiptarizëmës një flijim biblik

VET E PAE BAC

Mirko Gashit
Portret i skalitur në faqen e gurit atdhe
Në vijat tua shoh fytyrën time trashëgimi
Ndjejë aromën gjakë vëllazëri

Je një tregim jete dhembje e krenari
Gjurmë kohe mbetur në histori
Vizion i qartë ardhmëri
Një penë e prehët në dorën e lehtë
Me zjarrin e pashuar në zemër
Dritë e kthjellët në sy

Se sa e vështirë është jeta
Vet ti e pe bacë
Vështirë kur je i lidhur këmbë e duar me zi ngjir
E të jesh mendje ndritur
Një shpirt krejt i lirë

Ti bir shqiptari zemrën shqiponjë
Lindure rritur në kohë vuajtjesh
Ishe si një plis i bardhë flakë bore mbi vetull
Malësor bir malësie krenar
Rrënjë e gërdhajë shqiptar

Bacë a thonë se dardha pikë nën dardhë
Ishim jemi vëllezër gjeni e gjaku
Unë vllau yt i vogël ti baca im i madh

ATË DITË NË PREKAZ

Dhe ajri i qiellit digjej atë ditë në Prekaz
Çdo gjë e gjallë mbi tokë u mbështjellë në tym e zjarr
Nuk dihej se për të satën herë kjo tokë lahej në gjak
Egërsira gjakpirëse prapë i tregoi dhëmbët
Atë dite të paharruar marsi në Prekaz

Me gjithë fuqinë që kishte shpërthej trimëria
E liga frikë ngriti duart përfundimisht
U dorëzua u mund dhe u vetëvra
Po atë ditë u dha kushtrimi i qëndresës për liri
Kush kishte pak gjak në zemër të ngritët në këmbë
Flijimi i paparë nga gjumi zgjoj botën e pa anë

Botën e zgjoj dhe egërsi e gjakësorit krim i paparë
Dita morri emrin e legjendës Adem Jashari
Bota e pa anë përmendësh e mësoi emrin e ti heroik
Por si emrin e Adamit e të parit njeri njeri biblik
Emër i babës së gjithë njerëzimit në këtë botën tonë

ARKATANA

EMBLEMË JETE

Agim Ramadanit
Ai vështrimi yt me ata sy shqiponje
Buron nga brendia e zemrës prush
Në kujtim atdheu je agim i përhershëm
Portret i gjallë në themele lirie skalitur

I ri si ishe do mbetesh përherë
S’do venitesh
Jo s’do plakësh kurrë

Gjitha fjalët që i the me gojë
I kishe në zemër
Nga thellësia e shpirtit i nxore
Me gjithë zjarrin që digjej përbrenda
Me punën e luftë i bëre veprat
Vet ju vure emër

S’di a ka ndodh
Dhe diku në këtë botën e madhe
Dhe një rast tjetër i njëjtë
Artisti të jetë
Dhe komandant lufte strateg
Luftëtar në vij fronti i par
Kush se kupton të vërtetën vlerë e madhe
Kurrë mos paftë ditë as dritë
I plasshin sytë në ballë

Ti je një emblemë lufte e jete
Agim i agimeve
Rrjedhë jete që me hovin e saj vazhdon
Frymëzim i përhershëm varg poezie
Thurje zemre me dashuri
Shtrirje vijë e pa këputur pikture
Melodi ëmbël futur në çdo këngë
Pikë e gjakut të pastër
Derdhur në tokë për këtë tokën
Nga toka jetë me plot gjallëri frymon

Kujtim dhimbjes
Lot i kthjellët rrjedhë
Shpresë e re në agim
Vesë e shtrirë në thërrmija dheu
Vulë krenarie në rrugë jete
Zoti e bekoftë veprën dhe gjakun tënde !

LINDJE E FLI KRENARE

Në pluhurin tokës ende të freskëta janë gjurmët
E shputave të zbathura këmbë fëmijërore
Aty ku janë dhe gjurmët tua Komandant Nijazi

Mu në mes të sheshit shtatorja jote qëndron krenare
Si lisat e moçëm dikur kryelartë atje lart në kopilaq
Që tani janë djegur dhe janë bërë krejt shkrumb

Në atë zjarrin e lisash u ngrohën gllabëruesit
Keq u shkatërruar pasuria dhe pjesë kujtesa
Zjarri najë përcëlloj sytë neve e bashkëluftëtarëve tu

Por si shenja në hartë të freskëta janë gjurmët
Në këtë pjesë administratën ku ma s’gjendet Mogilla
Komandant ne nuk u brengosem as ti mos u brengos shumë

Në hartë Kosove ende mungon Presheva legjendar
Ajo Presheva dashuria dhe dhimbja jote e madhe
Burrë Dardanie të patëm komandant lindje dhe fli krenare.

Demush Mehmeti

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.