Në Novosellë kapen 6000 kg kafe të kontrabanduar, në Ponesh plaçkiten varrezat

Gjilan – Në fshatin Novoselë të Kamenicës raportohet nga Njësiti policor se është ndalur një automjet transportues të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull shqiptar ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 6000 kg kafe e pa pjekur, pa dokumentacion përkatës në vlerë prej 15.800, 40 euro. Me urdhër të Prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt njoftoj policia.
Një rast tjetër ndërkaq interesantë ka ndodhur në Ponesh të Gjilanit ku me datën 30.09.2012 , NN personi mashkull serb ka raportuar rastin e vjedhjes në varrezat e fshatit.
Njësiti policor pas hetimeve ka arrit të identifikojnë të dyshuarin shqiptar tek i cili janë gjetur dhe konfiskuar 6 mbajtëse të qirinjve, të cilat i dyshuari i kishte për t`i shitur për hekur.
Me urdhër të Prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar kallëzim penal dhe rasti shkon në procedurë të rregullt njoftoj policia./rajonipress/