Vozitësit i caktohet masa e përkohshme e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për shkak të tejkalimit të kolonës
Gjilan – Njësiti Rajonal i Trafikut Rrugor Gjilan ka identifikuar dhe shqiptuar gjobën në vlerë prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj ndaj kundërvajtësit.
Sipas policisë ky dënim vije pasiqë në foton e dërguar në E-mailin zyrtar të policisë shihet duke bërë tejkalim të kolonës./rajonipress/