Eko Higjiena

Në mungesë kuorumi, dështon të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në mungesë kuorumi, ka dështuar të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Gjilanit, pasi partitë opozitare LDK dhe PDK nuk kanë qenë prezentë në sallë.

Kryesuesi Kushtrim Kadriu bëri të ditur se me 14 asamblistë të pranishëm nuk ka kuorum për të filluar seancën.

Përndryshe, në seancën e jashtëzakonshme e cila është ftuar nga kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ishte paraparë të diskutohej për bartjen e buxhetit dhe miratimin e buxhetit për vitin 2025.

UBT

Ndërkaq, kryetari i Komunës, Alban Hyseni, tha se kjo bllokadë e shkaktuar në Kuvend, qytetarëve u kushton me rreth 5 milionë euro humbje për qytetarët.

“Po vërtetohet për muaj me radhë se mungon vullneti nga opozita për të aprovuar buxhetin për vitin 2025, dhe përpos kësaj, ka munguar vullneti edhe për aprovimin e tejkalimit të buxhetit, që nënkupton mos humbjen e mjeteve në fund të vitit. Kjo bllokadë e shkaktuar në Kuvend, qytetarëve u kushton me rreth 5 milionë euro, mjete të cilat do të humbin në vitin 2025”, ka thënë Hyseni, duke shtuar se kjo nuk është seanca e fundit e jashtëzakonshme që e ftojnë.

Pas dështimit të mbledhjes kanë folur edhe asambleisti i VV-së, Ismajl Kurteshi dhe shefja e grupit të këshilltarëve të VV-së, Krenare Latifi Kqiku, të cilët kanë shprehur keqardhje për mospjesëmarrjen e asambleistëve të opozitës (LDK-PDK), duke thënë se në këtë mënyrë po dëmtohen qytetarët e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.