RCCOLA

Në malësinë e Kishnapoles, Gadishit e Sllakocit po nis lulëzimi i Bujqësisë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në Malësinë e Kishnapoles, Gadishit dhe Sllakocit, sot është bërë shpërndarja e donacioneve shtesë – vazhdimësi e projektit të përbashkët të komunitetit të këtyre fshatrave, Caritas-it të Luksemburgut dhe Komunës së Gjilanit.

Sot, me mekanizëm shtesë (pijatore) kanë përfituar 30 fermer të këtyre fshatrave dhe të njëjtit në ditët në vijim do të pajisen edhe me kosë disk dhe me grabuja rrotulluese. Përfitues të këtij mekanizmi shtesë janë fermerët të cilët kanë poseduar traktor, e që ky donacion e kompleton funksionimin e tyre në bujqësi.

Me këtë rast gjatë shpërndarjes së mekanizmit i pranishëm ishte edhe Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ramiz Ramadani, i cili tha se kompletimi me mekanizëm bujqësor mundëson një dinamikë dhe efikasitet më të madh të kryerjes dhe lehtësimit të punës për fermerët e kësaj ane.

Uji Dea

“Pajisja me këtë mekanizim për bujqit është një hap drejt modernizimit të prodhimtarisë, rritjes së rendimenteve bujqësore, por edhe një zvogëlim të shpenzimeve si materiale ashtu edhe kohore gjatë punimit të tokës. Prioriteti i drejtorisë sonë por edhe i Komunës është partneriteti i qëndrueshëm me donatorët, në këtë rast me Caritas-in e Luksemburgut, për përmbylljen e këtij projekti, dhe mundësinë e vazhdimit të projekteve të tjera, jo vetëm në këtë anë, por edhe në fshatra dhe lokalitete të tjera në Komunën e Gjilanit, ngase nevojat për investime janë shumë të mëdha, e sidomos në Bujqësi ku krijimi i vendeve të reja të punës është më i lehtë se në secilin sektor”, ka thënë ndër të tjerash drejtori Ramadani.

Rasim Tërstena, fermer përfitues i mekanizimit shtesë për bujqësi, ka thënë se si një familje prej 19 anëtarësh, kjo mbështetje e donatorit dhe e Komunës është shumë e mirëseardhur, sepse lehtëson jashtëzakonisht shumë punën tonë, por ka krijuar kursim të xhepit tonë në aspektin e financave, e në anën tjetër kemi marr mjete moderne për punët tona./rajonipress/