FIDANISHTJA

Në majën e paqes Shën Terezë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Poezi nga Meti Rexhepi

Shi e rreze
çelën një Gonxhe stinës
mes një zymtësie jete
Gonxhja u mbëltua fletë pas flete
t`ia shfaqte shkëlqimin shpresës
që mbase këndeve pas shpinës
terrina në sy porse ia fshihte së vërtetës
një emër luleje gjakonte horizonteve
të mbinte atje ku i thante lule-shpresat urina
po shpërfaqej një Nënë simbol bardhë kaltërsie anembanë Yll-kaltrës
bijë Dardanie e shqipes përgjatë shtrirjes së anglishtes
Mother Teresa në Kalkutën e Indisë

*
Gonxhja e shqip-orës
po e dëftonte urtësinë e lashtë
ëndrrat fisnike shihen
edhe nga shtrati i shtruar në kashtë
Ajo kaptonte zbathur tokës së urtësive
dhe i lypte këshilla Hyjnisë
si të përtrollitej bukuria e bamirësisë
mandej Nëna e shqisave më të thella
rrugicave të zeza as portofol as xhepa për monedha
shqisës së erëmimit ia shporri luksin e parfumit
nëse i shërbyeka veçse erë ëndjes
çmu dashka tikë kutërbimit të dhimbjes së gërbulës

Mobi Casa

*
Ajo që e preku shëmtinë e smundinës
aty dhe atje tej arkitekturës së katrahurës
ku nuk hyri frymëmarrja as frymë-dhënia e Saj
përderisa lagjeve një morie për së gjalli mishi u zhvishej eshtrave
zvarrë skutinave mbi plagët e palara dhe zgjebja
Ajo Mëshirë-plotë lëkurët e varura i përdhelte me zemër e duar krem dashurie
Ajo pa shumëçka që shumëkush nuk e shihte
Ajo e ndjeu flakën e mëshirës se si po e digjte etikën
askush nuk e pa rrëzë Malit të Madh të brengës
me Krishtin e ri ngjallur përkrah dhe tjerrjen dyshe të mendjes
se bota u verbuaka pas kamjes dhe Nënës së bonjakëve
I Gjithëmëshirshmi ia tumirte lutjet për Rregulltarët e Paqes e të skamjes

*
në tridhjetë e shtatë mijë faqet për dëshmi
një Gonxhe një Anjëze e njëjtë dhe Nënën Terezë “të Shenjtë”
asnjë shkronjë as një togfjalësh asnjë presje
skishin mugulluar dot pa ngjyrën e njomë të barit pa një të vetmen e zezë mbi tiparet shekulli njëzet përmbushi një amanet “Shenjtëroi” qenësinë e rrokullisjes së vet Shën Tereza nga amshimi hedh shikimet luledielli më lë ndjesinë se si barbaria ska si e zhbin mirësinë
përtej sfondit Ilirik s`mund të më mbërthejë
jam gjen Kastrioti dhe gjak e doracak filozofie
i Shën Terezës
i një madhështie ngrehur prej më të thjeshtës

Gjilan, fund gushti 2024

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.