HW

Në Luksemburg, më së shumti azilkërkues nga Kosova

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjatë periudhës janar-qershor në këtë vend kane kërkuar azil 483 veta. Shumica janë nga Ballkani ndërsa 63 vetëm nga Kosova.

Numri i azilkërkuesve në Luksemburg , krahasuar me atë të vendeve tjera të Evropës perëndimore është i vogël. Por marrë parasysh numrin e banorëve, ky vend i vogël i Beneluksit ka proporcionalisht shumë refugjatë. Dhe, gjatë muajit qershor ky numër ka shënuar rritje.

89 të huaj kanë kërkuar azil gjatë qershorit në Luksemburg, që, në krahasim me majin, kur ishin 78, përbën një rritje më të madhe se 10 për qind. Megjithatë, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, kur ishin bërë 181kërkesa azili, këtë qershor kemi një përgjysmim, njofton Luxemburger Tagblatt.

Hidromorava

Ndërsa gjatë gjithë periudhës janar-qershor në këtë vend kane kërkuar azil 483 veta, shumica e të cilëve janë nga Ballkani.

Sikur për muajin qershor ashtu edhe për gjithë gjashtëmujorin është karakteristike se më së shumti azilkërkues kanë ardhur nga Kosova. Nga 89 sish, 23 janë kosovarë, ndërsa nga 483 personat azilkërkues të regjistruar gjatë gjashtë muajve, kosovarë kanë qenë 63. Pas Kosovës vjen në radhë Bosnja me 56 veta gjithsej, gjegjësisht 13 veta gjatë qershorit dhe Shqipëria me 43, gjegjësisht 11 ee kështu me radhë.

Gjatë muajit qershor 18 personave u është njohur statusi i refugjatit ndërsa 50 të tjerëve u është hedhur poshtë kërkesa për këtë status./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.