ARKATANA

Në Lubishtë të Vitisë ka filluar krasitja dhe pastrimi i kulturave pyjore

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Në fshatin Lubishtë të Vitisë në fillim të këtij muaji ka filluar krasitja dhe pastrimi i kulturave Pyjore ku për këtë punë janë të angazhuar nëpërmjet Zyrës Komunale të Punësimit 15 punëtor.

Sipas përfaqësuesve të Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural gjatë kësaj faze parashihen të krasitën dhe pastrohen rreth 25 ha të kulturave pyjore të cilat janë mbjellë në vitin 2006.

Fundamenti

Kjo punë u bë e mundur falë një marrëveshje të bashkëpunimit në mes të Agjensionit Pyjor të Kosovës dhe Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale të Republikës së Kosovës e cila është edhe financuese e këtij projekti.

Ndërkaq faza e krasitjes dhe pastrimit do të vazhdoj deri në fund të muajit Gusht të këtij viti. Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural i shoqëruar edhe nga Udhëheqësi i Zyrës Komunale të Punësimit, Isuf Behluli kanë vizituar për së afërmi punën që janë duke e bërë këta 15 punëtor në krasitjen dhe pastrimin e këtyre kulturave Pyjore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.