Në Livoq një shqiptar arrestohet për kanosje ndaj një serbit, një tjetër për sulm ndaj gruas

Gjilan – Në fshatin Livoq i Epërm, të Gjilanit është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshjeje e kishte kanosur me armë viktimën mashkull serb. Nga i dyshuari si dëshmi është konfiskuar një pistoletë, pas intervistimit i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Poashtu në fshatin Livoq i Epërm, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje verbale e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër shqiptare të cilës i kishte shkaktuar lëndime trupore dhe e njëjta kishte pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/