Në Livoq konfiskohen dru pa dokumente përkatëse

Gjilan – Në fshatin Livoq i Ulët të Gjilanit raportohet se është ndaluar një kamion të cilin e drejtonte një mashkull shqiptar i cili po transportonte rreth 6.5 m3 dru pa dokumente përkatëse njoftoj policia e Kosovës.
Sipas policisë masa drunore është konfiskuar nga ekonomia e pyjeve ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt./rajonipress/