Dy sirian dhe dy irakian ndalohen nga policia, dyshohet se janë kontrabanduar
Gjilan – Në fshatin Livoq i Ulët, të Gjilanit njësia policore gjatë patrullimit në një objekt përcjellës pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, kanë hasur në katër persona (dy sirian dhe dy irakian).
Lidhur me rastin personat e lartcekur janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit dy shtetasit irakian dhe dy sirian janë akomoduar në afat prej 15 ditëve, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/