ARKATANA

Në Letnicë u shënua Dita e Zojës së Madhe

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Gjatë muajit gusht, Letnica e Vitisë është vizituar nga shumë mysafirë nga e mbarë Kosova, qytetarë të tjerë nga viset e tjera të shteteve të rajonit, nga Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi e nga Kroacia, për të marrë pjesë në aktivitetet që mbahen për nder të festës së njohur me emrin “Zoja e Letnicës”.

Në kuadër të kësaj feste sot u mbajt edhe mesha qendrore e festës ku morën pjesë përfaqësues të Institucioneve Lokale të Vitisë, KFOR-it, Ambasadave të huaja ,besimtarë të krishterë por edhe mysafir nga vendet e ndryshme të botës.

Kryetari i komunës së Vitisë, duke përshëndetur të pranishmit, tha se është nder dhe kënaqësi e veçante që në emër të institucioneve komunale të Vitisë, dhe në emër të qytetarëve të kësaj komune, të shpreh nderimin tim më të thellë, admirimin tim më të madh, si dhe urimet më të përzemërta për këtë festë, të Zojës së madhe, apo të ngriturit e Zojës së Bekuar në Qiell.

Uji Dea

“Shfrytëzoj rastin që të uroj shumë dashuri, harmoni e solidaritet midis njerëzve. Festat dhe çdo datë e shënuar si kjo, le të na shërbejmë që të reflektojmë respekt e mirënjohje të ndërsjellë. Të lutemi për dashuri e paqe në botë për gjithë njerëzimin. Letnica për çdo vit, më 15 gusht, hap zemrën dhe mirëpret besimtarë nga gjitha anët. Mirëpret ata që të jenë vizitor të kishës, nga aty, ku Nënë Tereza nisi shtegtimin e humanizmit nëpër botë. Nga këtu, për dekada me radhë, ajo përçoi mesazhin e paqes e dashurisë njerëzore në mbarë botën, për të mbetur simbol i humanitetit dhe shpirtbardhësisë shqiptare deri në amshim”, tha Haliti.

Në meshën për nderë të kësaj feste, besimtarët katolik, u lutën për dashuri dhe harmoni mes njerëzve.

Përndryshe me qëllim të organizimit sa më të mirë të kësaj feste Komuna e Vitisë në bashkëpunim me mekanizmat tjerë ka hartuar paraprakisht edhe planin e veprimit i cila sot është realizuar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.