Në Kushtetutën e Serbisë të zënë vend të drejtat për shqiptarët e Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës

Nga Refik Hasani – Serbia ka të drejtë të interesohet për vendasit e vetë në Kosovë , për aq sa Beogradi donë t’ju garantoj pakicës serbe në Kosovë me shumicën shqiptare . Por , Prishtinën askush nuk mundë ta pengon që edhe kjo të interesohet për vendasit e vetë të Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës .
Serbia nuk ka të drejtë për vendasit e vetë në Kosovë jo vetëm t’ju garantoj, por edhe t`i barazoj pakicën serbe me shumicën .
Serbia diskriminon të gjitha komunitetet e saja që janë në Serbi , si në Vojvodin , Sangjak , Krahina e banuar me shumicë shqiptare në Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë , Timoku Lindor, kurse kërkon të drejta maksimale për vendasit e vetë në Kosovë , Bosnjë e Kroaci.
Beogradi duhet sa më parë të fshij nga preambulla e Kushtetutës së saj që figuron Kosova është pjesë e Serbisë. Pasi tani Republikën e Kosovës e kanë njohur mbi 100 shtete . Përveçqë kushtetutës që nuk duhet të figuron me asnjë nen Shqiptarët e Kosovës e as të Shqipërisë.
Por përkundrazi duhet të cekët në aktin më të lartë që populli serbë duhet të heqë e fshij nga memoria por dhe institucionet që shprehet përmes akteve shtetërore si të kushtetutës por kishës Ortodokse nga Akademia e shkencës , nga njerëzit nëpër forume si shoqata apo lidhja e shkrimtarë serbë e të tjerë , diaspora serbe etj.
Beogradit duhet t`i bëhet presion që nga fjalori të hiqe që ende është duke e mashtruar opinionit për gjoja që ka nënë përkujdesje për Kosovën .
Opinioni i përgjithshëm serbë të përgatitet sa më parë që janë shumë më pakë se kanë pretenduar nuk kanë federatën e Jugosllave e boshte tjera të fshehta.
Beogradi të cekë dhe pranon zyrtarisht në Kushtetutë akte e dispozita tjera që ka Hungarez autokton, Shqiptarë, Boshnjakë, Bullgarë, Vllehë, Romë e të tjerë.
Të gjithë këtyre t’ua pranon të drejtat këtyre nëse donë të ecë dhe t`i gëzon privilegje të familjes Evropiane . Beogradi të pranon që janë këto Krahina , Kantone apo Rajone që kanë specifika të tjera shumë të veçanta prej serbëve duke u dalluar edhe me veçori ne këto rajone homogjene Prandaj Parlamenti i Serbisë të ndahet ,
Në një parlament me dy dhoma , Në një qeveri multietnike ,
Beogradi të ndan vende të rezervuara në parlament dhe kudo nëpër instanca shtetërore për Hungarezët, Shqiptarët, Boshnjakët, Bullgarët, Vllehët, Romët e të tjerë .
Beogradi dhe Prishtina duhet të pajtohen në shumë çështje , por Prishtina duhet të këmbëngul shumë më shumë dhe të parashtroj kërkesa sa Beogradi për Serbët lokal të Kosovës po aq Prishtina për shqiptarët e Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës . Faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtar të kuptoj dhe veproj që : Beogradi dëshiron ta destabilizon Bosnjën përmes Republikës Serpska , don ta mban peng Veriun e Kosovës dhe ta pengoj në antarësimin e Kosovës në OKB dhe Mekanizma e integrime tjera .
Kështu është duke vazhduar ekstremizmi i Beogradit zyrtarë do ta ngjallë apetitin për Kninin në Kroaci ,
Por do të vazhdoj edhe në Mali të Zi pasi kemi mbi 35 % popullatë serbe që e përbëjnë këtë Republikë ,
Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë ende nuk është stabilizuar me gjetjen dhe pranimin e emërtimit nga fqinjët, por Maqedonia ka telashe edhe me kishën Autoqefale , kombin , territorin prandaj Beogradi duhet t`i kthehet vetëm Serbisë .