Në kujtim të Historisë (Betim, para të rënëve të Preshevës)
Jam degë e Mollës së Kuqe, jo luginë, po krahinë e gjerë, jam Shqipëria e zvogëluar, dhe një flamur me Kosovën.
Si të jetoj nën terr të serbit
nën duart e tij të përgjakura
më sheh sa jam e zvogëluar
për çdo ditë jam e burgosur
Në këtë tokë me Preshevë
me Bujanoc dhe Medvegje
Presheva këtu i ka varret
të rënët e të gjitha kohërave
O ti që flet krejt ndryshe
Jam degë e Mollës së Kuqe
Kosovë është emëri im!Dhe
Shqipëri është Presheva, hej!..
Rrustem Geci – Poezi nga libri “Trojet e mia”


