FITORJA

Në komunën e Vitisë asnjë rast i mishit të dyshimtë nuk është hasur në këtë tre mujor

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Drejtoria e Inspektoratit e komunës së Vitisë, përmes një konference për shtyp ka bërë të ditur aktivitetet që janë zhvilluar në këtë tre mujor. Drejtori Skender Ahmeti ka thënë se po punohet sipas planit të paraparë për këtë vit, konform detyrave dhe përgjegjësive që i takojnë, ndërkohë ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e mirë me Gjykatën në Viti dhe Policinë e Kosovës në marrjen e masave të nevojshme ndaj atyre që veprojnë kundërligjshëm.

“Jemi të përkushtuar që të parandalojmë ndotjen e ambientit dhe kemi marrë masa duke iu shqiptuar gjoba atyre që hedhin mbeturina në vende publike. Po ashtu edhe në sektorët tjerë jemi duke inspektuar si në atë të ndërtimtarisë, pronës, sanitarisë dhe ushqimit etj”, tha Ahmeti.

ARKATANA

Ai ka njoftuar edhe me asgjësimin e 2220 kg ushqime të konservuara dhe tjera që kanë qenë me afat të skaduar, ndërkaq në bashkëpunim me Agjencionin e Ushqimit të veterinës janë asgjësuar mbi 18 mijë kg ushqime më afat të skaduar.

Ahmeti ka theksuar se në komunën e Vitisë nuk është shënuar ndonjë rast I mishit të dyshimtë, siç ka ndodhur në qendra të tjera, duke potencuar se janë në inspektim të vazhdueshëm duke përcjell sektorin e mishit nëpër qendra të mëdha tregtare dhe mishtoret që veprojnë në komunën e Vitisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.