Uji Dea

Në Kamenicë zyrtarët vazhdojnë ta mësojnë gjuhën e njëri tjetrit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, të martën ka pritur Safete Grajqevci, përfaqësuese në zyrën e kryeministrit për zbatimin e gjuhëve zyrtare dhe përfaqësuesen nga Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve (ECMI Kosovo). Qëllimi i këtij takimi kishte të bënte me vazhdimin e kursit të gjuhës shqipe dhe serbe për fazën e dytë.

Negjla Ajvazi, asistente e projektit Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve (ECMI Kosovo), ka thënë se ne organizojmë kurse për gjuhën zyrtare shqip dhe serbisht. “Ne kemi bashkëpunim edhe më herët me komunën e Kamenicës, këtë vit planifikojmë fazën e dytë të kursit, i cili parashihet të fillojë nga muaji shkurt – korrik, kurset janë gjashtë mujore. Ky projekte financohet nga Komisioneri i Lartë për Pakica Kombëtare i OSBE-së (KLPK), dhe Zyra e Komisionerit për Gjuhët/ Zyra e Kryeministrit “ Përvetësimi i gjuhës zyrtare në Kosovë”.

Ndërkaq, Safete Grajqevci, përfaqësuese në zyrën e kryeministrit për zbatimin e dy gjuhësisë, tha se do ta monitorojmë përdorimin e gjuhëve nëpër komuna e të gjithë Kosovës.

Uji Dea

“Nuk është keq përdorimi i dy gjuhësisë, mirëpo mund të bëjmë edhe përmirësime, Komuna e Kamenicës, qëndron më mirë në zbatimin e dy gjuhësisë se komunat tjera” ka thënë Grajqevci.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, ka thënë se do ta keni mbështetjen time, për projektin që parasheh mësimin e dy gjuhësisë zyrtare për punëtorët e komunës sonë dhe do të bashkëpunojmë si komunë me zyrën e Komisionerit të Lartë për Pakica Kombëtare i OSBE-së (KLPK), dhe Zyrën e Komisionerit për Gjuhët/ Zyra e Kryeministrit “./rajonipress/