Uji Dea

Në Kamenicë zjarri kaplon dy hektar sipërfaqe mal

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Në lagjen “Malësia” të Kamenicës policia është lajmëruar përmes telefonit për një rast zjarri. Njësiti i zjarrfikësve është njoftuar dhe me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Patrulla e policisë po ashtu ka dal në vendin e ngjarjes dhe sipas raportit të njësisë profesionale të zjarrfikësve bëhet fjalë për ndezje të malit dhe fushës në një sipërfaqe rreth dy hektar.

Mobi Casa

Hashani tha se në lidhje me këtë rast është kontaktuar prokurori i shtetit i cili urdhëron që të hapet rasti si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”- zjarrevenie dhe t`i dedikohet njësitit të hetimeve për hetime të mëtejme./rajonipress/