ARKATANA

Në Kamenicë po realizohen disa projekte në fushën e kanalizimit dhe ujësjellësit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Komuna e Kamenicës po vazhdon realizimin e projektit për zgjidhjen e problemit të qytetarëve lidhur me rregullimin e ujësjellësit dhe kanalizimit.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, ka thënë se nga projekti “Ndërtimi i ujësjellësit dhe kanalizimit në qytet dhe fshatra”, kanë përfituar katër lokalitete.
“Banorëve në rrugën “Sylejman Vokshi”, po u ofrojmë zgjidhjen për problemin me të cilin janë ballafaquar gjatë. Ujërat e zeza jo rrallëherë kanë qenë pengesë për ta, por nga projekti për “Ndërtimin i ujësjellësit e kanalizimit në qytet dhe fshatra”, kanë përfituar katër lokalitete, përfshirë edhe këtë të fundit. Kanalizimi dhe ujësjellësi në lagjen Malësia (përgjatë lumit), kanalizimi dhe ujësjellësi në rrugën “Sylejman Vokshi”, kanalizimi në fshatin Berivojcë, kanalizimi në fshatin Koretin tek lagja e Kovanëve. Vazhdojmë me punë”, ka thënë Kastrati.

GRANDEMALL

Ndërsa u.d drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat, Hysen Jerliu, ka thënë se realizimi i këtij projekti ka rëndësi të madhe për banorët e këtyre lokaliteteve.

“Punimet për këtë projekt janë duke u realizuar me intensitet të lartë. Deri më tani punimet janë realizuar në lagjen Malësia përgjatë lumit, dhe janë në përfundim e sipër në rrugën “Sylejman Vokshi”. Më pas do të vazhdohet në Berivojcë dhe në Koretin. Punët janë duke u kryer sipas kontratës, dhe shumë shpejt të zgjidhet problemi i qytetarëve të këtyre lokaliteteve”, ka thënë ai./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.