GRANDEMALL

Në Kamenicë pas më shumë se 50 viteve, fillon zëvendësimi i gypave të azbestit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Komuna e Kamenicës pas më shumë se 50 viteve ka filluar projektin për zëvendësimin e gypave të Azbestit në lagjen Malësia, Iliria dhe në Berivojcë.

I pari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, e ka konsideruar si lajm tejet të mirë ndërrimin e gypave duke thënë se ky problem i kamotshëm për banorët e Kamenicës e tejet i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve tani po merr fund.

“Lajm tejet i mirë për komunën tone. Pas më shumë se 50 viteve, tani po bëjmë zëvendësimin e gypave të Azbestit në lagjen Malësia, Iliria e në Berivojcë. Ky problem i kahmotshëm për banorët e Kamenicës e tejet i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve tanë, tani po merr fund. Sipas këtij projekti që ka vlerën rreth 224 mijë euro, përfshihen edhe kyçjet e rrugëve e shtëpive që ndodhen në këto lokalitete”, ka thënë Kastrati

Kastrati ka thënë se ky projekt është i financuar nga Qeveria Zvicerane dhe ajo e Kosovës.

Eco Higjiena

“Falënderoj drejtorin e Hidromoravës, njësia në Kamenicë, Sherif Thaçin, gjithë zyrtarët nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe CDI-në, për gjithë angazhimin në këtë projekt tejet të rëndësishëm për komunën tonë. Urime të gjithëve, kurse ne vazhdojmë me punë”, ka thënë ai.

Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat, Ramadan Basha, ka thënë se ky projekt është shumë me rëndësi pasi që siguron kualitet në furnizimin me ujë të pijes.
“Ndërrimi i gypave të azbestit në Lagjen Malësia, Iliria dhe Berivojcë, është projekt me shumë rëndësi, pasi që siguron kualitet në furnizimin me ujë të pijes. Ka qenë problem i kamotshëm në këto lagje furnizimi me ujë, ku kemi pasur probleme të shpeshta nga pëlcitja e gypave, probleme këto që kanë shkaktuar edhe dëmtimin e infrastrukturës rrugore. Me përfundimin e këtij projekti, rritet kualiteti i shërbimit dhe gjithashtu ruajtja e infrastrukturës”, ka thënë ai.

Gypat do të ndërrohen në lagjen Malësia në rrugët “Dëshmorët e Kombit” dhe “Besnik Marovca”, në lagjen Iliria në rrugën “Adem Jashari”, në Berivojcë në rrugën “Bajram Curri”. Shtrirja e këtyre gypave është rreth 4900 m./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.