RCCOLA

Në Kamenicë miratohet Draft-Buxheti Komunal për vitin 2024

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Kamenicë – Pas debatit nga asambleistët, me shumicë votash u miratua edhe Draft-Buxheti për vitin 2024 si dhe parashikimet për vitin 2025-2026.

Kuvendi Komunal ka mbajtur mbledhjen e IX-të të rregullt.
Mbledhjen e hapi Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa të pranishëm ishin: Nënkryetari Faton Jakupi, asambleistët, drejtorët e drejtorive komunale, media dhe OJQ.

Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika:

Hidromorava
  1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit, nga mbledhja e VIII-të e Kuvendit Komunal të Kamenicës.
  2. Pyetjet e legjislativit drejtuar ekzekutivit.
  3. Shqyrtimi dhe Aprovimi i Draft- Buxhetit Komunal për vitin 2024 dhe parashikimet për vitin 2025-2026.
  4. Propozim-Vendim Sh.02.nr.31532, për rritje të të hyrave vetanake.
  5. Informatë nga Drejtoria Komunale e Arsimit.
  6. Të ndryshme.

Pas debatit nga asambleistët, me shumicë votash u miratua edhe Draft-Buxheti për vitin 2024 si dhe parashikimet për vitin 2025-2026.

Po ashtu, të gjitha pikat tjera u shqyrtuan dhe u miratuan nga asambleistët.