Mobi Casa

Në Kamenicë diskutohet për bashkëpunim gjithëpërfshirës për qeverisje më të mirë lokale

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Komuna e Kamenicës më saktësisht Forumi për Transparencë Komunale në bashkëpunim me NDI (National Democratic Institute) kanë mbajtur sot tryezën e diskutimit me temën “Bashkëpunim gjithëpërfshirës për qeverisje më të mirë lokale”.

Ky organizim vie në kuadër të Javës për Qeverisje të Hapur, pjesë e së cilës është bërë edhe Komuna e Kamenicës.

Të pranishëm në këtë tryezë kanë qenë Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj, Ambasadorja njëherit udhëheqësja e zyës së NDI për Kosovë Nancy Soderberg, deputetet Arbreshë Kryeziu-Hyseni-Kryetare dhe Berta Deliu-Kodra-pjesëtare e Forumit për Transparencë Parlamentare si dhe Donjeta Ismajli- Kryetare e Forumit për Transparencë Komunale.

Ata kanë diskutuar me të pranishmit mbi rëndësinë e transparencës dhe llogaridhënies në të dyja qeverisjet qoftë ajo lokale dhe qendrore, duke thënë se transparenca dhe llogaridhënia janë dy prej vlerave kryesore që garantojnë një demokraci stabile dhe jetëgjatë.

Fundamenti

“Komuna e Kamenicës do të vazhdojë me angazhimin e saj drejt transparencës dhe llogaridhënies radikale, sepse vetëm kështu kemi udhëheqje me qytetarin e afër tij” ka thënë Rahimaj.

Ambasadorja Soderberg ka përgëzuar, Rahimaj për punën e bërë deri më tani, duke thënë se Komuna e Kamenicës është një shembull i mirë i asaj se si duhet të veprohet që të sigurohet transparencë në raport me institucionin.

Gjithashtu në këtë event është publikuar edhe buletini komunal për vitin 2023, i cili përmban të gjitha informacionet dhe punët e bëra përgjatë këtij viti.

Menjëherë pas këtij organizimi Rahimaj së bashku me Ambasadoren Soderberg kanë pritur nxënësit e shkollave të Komunës së Kamenicës në vizitën e tyre në objektin komunal si dhe u janë përgjigjur pyetjeve të tyre./rajonipress/