Rahimaj: Kamenica do të jetë pjesë e “Osaka Expo” 2025 në Japoni

Kamenicë – Kryetari Kadri Rahimaj ka takuar Ambasadorin e Japonisë, Hiroyasu Tanigaki, me të cilin ka diskutuar rreth pjesëmarrjes së Komunës së Kamenicës në “Osaka Expo”2025.
Kryetari Rahimaj nga ky takim ka konfirmuar se Kamenica do të jetë pjesë e kësaj ngjarje madhështore në të cilën marrin pjesë mbi 160 shtete dhe organizata ndërkombëtare.
“Kamenica do të jetë pjesë e “Osaka Expo” 2025, në Japoni.
Sot, në një takim të parë dhe shumë miqësor me Ambasadorin e sapoardhur të shtetit të Japonisë z. Hiroyasu Tanigaki, kemi diskutuar për pjesëmarrjen e Komunës së Kamenicës në “Osaka Expo” 2025.
Në këtë ngjarje madhështore marrin pjesë mbi 160 shtete dhe organizata ndërkombëtare. Ndërsa falë angazhimit të Ambasadorit tonë në Japoni z. Sabri Kiçmari, Kamenica do të ketë ekspozimin e saj ‘Kamenica Day’.
Ndër tjerash kam falënderuar Ambasadorin z. Hiroyasu edhe për projektet që kemi realizuar me Ambasadën Japoneze, si:
-Pajisja e QKMF me Mamograf digjital
-Ndërtimi i ujësjellësit në Hogosht
-Organizimi i javës së kulturës japoneze në Kamenicë.
Po i ndërtojmë Kamenicës imazh të shkëlqyer”, ka thënë Kryetari Rahimaj./rajonipress/