Eko Higjiena

Në Kamenicë diskutohet mbi planifikimin e buxhetit komunal

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Qëllimi i organizimit të punëtorisë një ditore në mes të Këshillave të Fshatrave dhe Drejtorive Komunale është diskutimi mbi procesin e planifikimit të buxhetit komunal lidhur me realizimin e investimeve kapitale nëpër lokalitete, përgatitja e kërkesave dhe planifikimi buxhetor i projekteve që përgatiten nga Këshillat e Fshatrave.

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër të projektit “Rritja e transparencës, ndërgjegjësimi i qytetarëve përmes qasjes aktive në proceset vendimmarrëse” si pjesë e projektit “Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor – ReLOaD”që financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, ka mbajtur trajnimin një ditor me anëtarët e Komiteteve Konsultative.

Punëtoria me anëtarët e këshillat e Fshatrave është mbajtur sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore.

Qëllimi i organizimit të punëtorisë një ditore në mes të Këshillave të Fshatrave dhe Drejtorive Komunale është diskutimi mbi procesin e planifikimit të buxhetit komunal lidhur me realizimin e investimeve kapitale nëpër lokalitete, përgatitja e kërkesave dhe planifikimi buxhetor i projekteve që përgatiten nga Këshillat e Fshatrave.

UBT

Si rekomandime të dala nga punëtoria një ditore janë: Përfshirja e projekteve të këshillave lokale në buxhet komunal,përfshirja e buxhetimit gjinor, rregullimi i infrastrukturës për personat me aftësi te kufizuar gjatë hartimit të buxhetit, mungesa e bashkëpunimit të Qeverisjes Lokale me Këshillat e Fshatit, mungesa e informatës kthyese nga ana e Komunës në lidhje me kërkesat e Këshillave të Fshatit, mungesa e përfaqësimit dhe komunikimit me fshatrat me shumicë serbe nga ana e Komitetit për Komunitete, të konsultohen Këshillat e Fshatrave me rastin e ofrimit te ndihmave nga ana e Komunës.

Në këtë punëtori kanë marrë pjesë: Kryetarët e Këshillave të Fshatit, zyrtarja për barazi gjinore, grupi joformal i grave, anëtarët e Handikosit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe mediat lokale.

Projekti ReLOaD mbështet institucionet lokale (komunat) në zhvillimin e mekanizmave transparent të financimit për OSHC-të në mënyrë që të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetet lokale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.